FOTO/ Pas ndërhyrjes në të pasme, Lindita Halimi tregon rezultatet dhe “çmend” ndjekësit në Instagram

Oct 17, 2021 | 8:53
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Lindita Halimi tregoi publikisht ndërhyrjen që ka bërë tek të pasmet, madje publikoi edhe video gjatë procesit në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj.

lindita halimi (10)

Artistja ka sqaruar se kjo procedurë i ka zhvendosur të gjitha qelizat e dhjamit tek të pasmet e saj, në mënyrë që yndyra e tepërt të depozitohet në këtë pjesë të trupit.

Ditën e djeshme, artistja publikoi një foto, me anë të së cilës tregoi rezultatet pas “Brazilian Butt Lift” (BBL). Ajo shfaqet duke pozuar gjysmë me kurriz nga kamera, e veshur me të brendshme që i theksojnë linjat trupore bombastike.

lindita halimi (3)

Ça t’them vllai jot?”, shkroi Lindita krahas imazhit, i cili mori qindra mijëra pëlqime dhe komente.

Ndjekësit në Instagram kishin shumë pyetje në lidhje me këtë vendim që këngëtarja mori, sepse edhe para ndërhyrjes, Lindita kishte të pasme perfekte për shkak të stërvitjes ndër vite.

lindita halimi (8)

Ja vlen të bësh këto ndërhyrje nëse akoma s’ke mbyllur planet për fëmijë?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtuan artistes, e cila iu përgjigj: “Po, s’ka asnjë rrezik, unë dua edhe një fëmijë në të ardhmen, thjesht dhjam kam transferu. S’kam bo kurrgjë shtesë!”.

E pyetur se ç’mendim ka bashkëshorti i saj për këtë vendim, Linda tha: “Nesër e ka ditëlindjen dhe po më thotë: ‘Falemindërit për dhuratën e re! Faleminderit zemrushe!’”.

lindita halimi (7)

Nuk kanë munguar as pyetjet pikante, ku një ndjekës i shkroi këngëtares: “A po ki problem për seks a jo?”.

Lindita shkroi: “Sa shumë meshkuj të frustruar seksualisht, imagjino, mbi 400 pyetje të tilla më kanë ardhë! Asnjë problem këtej, ju a jeni mirë?”.

A do bëjë ndërhyrje të tjera në trup? Sigurisht që po!

Gjoksin e kam pas gjashtë muajsh!”, zbuloi gjatë bisedës virtuale Lindita.

lindita halimi (3) lindita halimi (8) lindita halimi (2) linda halimi (9) linda halimi (10) linda halimi (4) linda halimi (5) linda halimi3 linda halimi (4) linda halimi (7) linda halimi (1) linda halimi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura