FOTO nga paparazzi/Marsela Çibukaj surprizon me linjat pas rënies në peshë

Oct 14, 2019 | 15:40
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, na çudit githmonë e më shumë me formën e saj fizike pas përgjysmimit të peshës . E pandarë nga partneri i saj muzikant, Vitmar Basha, këtë herë ajo është fotografuar në kinema, në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, me regji të Eduart Grishaj.

Pas heqjes së kilogramëve dhe dukjes tashmë të mirë me këtë veshje elegante, Marsela Çibukaj duket se po shijon në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha. Ata shihen të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkëmbejnë puthje e përqafime edhe në publik, siç ishte koncerti i reperit të momentit, Capital T.

Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku edhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën.

Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij.

Dhe lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskuton martesën. Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që, ajo ka nisur prej kohësh përgatitjet për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike.

Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakolar në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura