FOTO/ ‘Mbretërit’ e kokainës në Bournemouth, 4 në kërkim, dyshohet se fshihen në Shqipëri e Spanjë

Sep 12, 2018 | 12:04
SHPËRNDAJE

Katër persona, mes tyre një shqiptar, pjesë të një grupi që trafikonte drogë në Bournemouth të Anglisë, janë në kërkim policor.

Siç raportohet këtë të mërkurë nga mediat lokale: anëtarët e bandës mbushën qytetin me kokainë të cilësisë së lartë. Drogë me vlerë prej rreth 404.000 paund nëse shitej në rrugë u sekuestrua në fund të një hetimi 1-vjeçar nga policia. Hetimet zbuluan se drejtuesi i grupit ishte Aaron Robinson, i cili punësoi një mbledhësi borxhesh për të kërcënuar shpërndarësit që furnizonte kur nuk mblidheshin paratë në kohë. Një shpërndarësi droge iu tha se do ti priteshin gishtat e do të vritej nëse nuk tregohej korrekt me pagesat.

Daut Danaj
Daut Danaj

Gjashtë anëtarë të grupit u dënuan në gjykatën e Bournemouth javën e kaluar, duke përfshirë edhe kreun Robinson.

Lawrence Windle
Lawrence Windle

Megjithatë, katër të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim. Raportohet se ata u larguan jashtë Britanisë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tyre dhe ende nuk janë kapur.

Jordan Phillips, 28 vjeç, Lawrence Windle, 29 vjeç dhe Daut Danaj, 39 vjeç, u arrestuan në mes të shtatorit 2016 dhe janarit 2017 në Bournemouth.

Jordan Phillips
Jordan Phillips

Treshja u lirua me pas një pagese garancie në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme, por kësti i qershorit 2017 nuk u pagua. Që prej askokohe, janë në kërkim policor.

Lloyd Stokes
Lloyd Stokes

Personi i katër në kërkim është Lloyd Stokes, 32 vjeç.

Dyshimet e policisë britanike janë se fshihen në Shqipëri ose Spanjë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura