FOTO/ Makina ‘copash’ pas përplasjes me trafikndarësen, pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës

Nov 27, 2022 | 11:48
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës që i mori jetën dy pasagjereve, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë shoferi i automjetit.

1-40-640x480

Në foto duket makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë e cila është çarë mes përmes për shkak të përplasjes së fortë me trafikndarësen.

Një prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeç ndërkohë drejtuesi i automjetit ishte Arbër Tivari i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk është identifikuar pasagjerja e dytë që humbi jetën nga aksidenti.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë, megjithatë pritet kryerja e analizave dhe ekzaminimeve të duhura për të dalë në përfundim nëse te tre të rinjtë kishin konsumuar alkool. Ata po ktheheshin nga Durrësi drejt Tiranës, pasi kishin darkuar deri në orët e vona të natës.

3-21-640x480 2-31-640x853 1-40-640x480

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura