FOTO/ Leopardi kafshon udhërrëfyesin brenda në makinë, ngjarja filmohet nga turistët

Jul 3, 2015 | 16:16
SHPËRNDAJE

Një udhërrëfyes britanik është sulmuar nga një leopard në parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, tek sa makina ishte e mbushur plot me turistë.

Leopardi duke kafshuar udherrefyesin 38-vjecar, foto marre nga “The Telegraph”

38-vjeçari Curtis Plumb u kafshua në krah duke qenë brenda xhipit. Ngjarja e ndodhur të enjten e kaluar u filmua nga kamera e turistit Grant Ford, i cili ishte nën shoqërinë e djalit të tij 13-vjeçar.

Sipas britanikes “The Telegraph”, Ford tha se kafsha pa u provokuar dhe pa paralajmërim u ngjit në pjesën e përparme të xhipit për të sulmuar dhe kur kaloi në pjesën anësore, e kafshoi udhërrëfyesin në krah.

Fatmirësisht sipas tij, 38-vjeçari kishte veshur një xhaketë të trashë dhe pas përleshjesh me leopardin, drejtuesi i mjetit u kthye në anën tjetër duke shmangur tragjedinë, ndërsa pasagjerët ulërinin në makinë. Sipas dëshmitarëve udhërrëfyesi përfundoi në spital pa probleme për jetën.




NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura