FOTO LAJM/ Bashkia banera për bllokimin e Bulevardit nga Rama

Feb 27, 2015 | 13:58
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka vendosur sot në mëngjes një baner të madh në zonën ku deri pak kohë më parë ishte stacioni i trenit dhe që me projektin e ri do të bëhet zgjatimi i Bulevardit.

Baneri i vendosur nga Bashkia

Në këtë baner thuhet se ndërtimi i Bulevardit është bllokuar nga kryeministri Rama.

Sipas Bashkisë në këtë vepër do të hapeshin 2300 vende të reja pune, do të shtoheshin 250 mijë m2 gjelbërim, do të ndërtoheshin 6 parqe të mëdha sa parku Rinia si dhe do të krijoheshin 1900 vendparkime për automjetet. 

 [portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura