FOTO/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Sep 27, 2021 | 20:03
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka zbuluar foton e Koçi Selamajt, 36-vjeçarit shqiptar që është arrestuar në Britani, pasi dyshohet të ketë vrarë një mësuese në qytetin e Beckenham.

i dyshuari 2

36-vjeçari i lindur në qytetin e Elbasanit po merret aktualisht në pyetje në lidhje me ngjarjet.

Mediat britanike raportojnë se ai punonte në një restorant, ku shpërndante ushqime me makinë.  Efektivët e policisë aktualisht ndodhen në apartamentin e tij ku po kontrollojnë nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje. 36-vjeçari është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e mësueses.

Dy personat e tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë. Kujtojmë që Sabina Nessa u gjet e pajetë në parkun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30. Në dëshminë e dhënë nga fqinjët në polici, ata shprehen se shqiptari ishte njeri i qetë dhe punëtor.

Mediat britanike kanë zbuluar detaje të rënda mbi skenën e ngjarjes, ku raportohet se trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe u gjet përmes një qeni policie.

elbasna

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura