FOTO/ Kokë ulur dhe me syze errëta, momenti kur këngëtarja Fjolla Morina paraqitet në gjykatë

Sep 22, 2020 | 10:33
SHPËRNDAJE

Kokë ulur dhe me syze të errëta, këngëtarja Fjolla Morina paraqitet sot në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të saj tre ditë më parë.

fjolla morinaSeanca për Fjolla Morinën u shty për në orën 13:00.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas arrestimit, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë. Këtë lajm ajo mësohet se nuk e ka ditur më herët, ndërsa burimet thanë se është ndjerë e befasuar kur e ka mësuar nga bluzat e bardha.

Ndërkohë, para gjykatës bashkë me këngëtaren do të jenë edhe biznesmeni nga Kosova që jeton në Belgjikë,FysnikSyla, si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Por pavarësisht këtij fakti, mësohet se Prokuroria e Kukësit ka çuar në Gjykatën e Rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren, e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjarri dhe 23 fishekë. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”.Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura