FOTO/ Iu arratis policisë vetëm me të brendshme, dënohet me burg shqiptari me dy emra

Sep 11, 2018 | 15:44
SHPËRNDAJE

Davide De Gaetano është dënuar me 5 vite burgim këtë të martë nga gjykata e Chietit në Itali. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykatësi Andrea Di Berardino e dënoi shqiptarin me një vit më shumë burgim se sa kishte kërkuar prokurorja e çështjes Marika Ponzani.

Mariglen Cybi
Mariglen Cybi

De Gaetano, që njihet edhe si Mariglen Cybi, është arratisur në fillim të Gushtit 2017 nga spitali SS.Annunziata i Chieti-t. Por, u arrestua disa muaj më pas.

Arratisja

Mediat italiane raportuan asokohe se në orën tre e gjysmë të 5 gushtit, Cybi u tha policëve se duhet të shkonte në banjë. Kërkesa e tij, rezultoi vetëm një dredhi për tu arratisur nga dhoma e spitalit të Chietit, ku po mbahej nën mbikëqyrje nga agjentët. Dhe ai arriti heqë prangat, sulmoi fizikisht efektivët dhe u arratis, veshur vetëm me të brendshme dhe zbathur.

Policia fill më pas organizoi një kërkim masiv, midis Chieti dhe Pescara-s, për gjetjen e tij. Në operacion u përfshi edhe një helikopter dhe qentë e policisë.

Një ditë më parë, ishte arrestuar nga Policia italiane për grabitje e rezistence të dhunshme ndaj forcave të rendit. Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë. 24-vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordurën e rrugës me makinën e tipit “Audi A6” me të cilën udhëtonte dhe që rezultoi e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli. Pas përplasjes, tentoi t‘i shpëtoj forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri. Policia italiane mundi të vë nën pranga të riun që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë në spitalin e Chietit e ku mbikëqyrej me policë.

Arrestimi në Romë

Pas arratisjes nga spitali, megjithë operacionin e policisë për arrestimin e tij, 24-vjeçari u vu në pranga rreth një vit më pas. Sipas të njëjtave burime, Mariglen Cybi u arrestua në qershorin e këtij viti në Romë. Dyshimet e hetuesve janë se dikush e ka ndihmuar për tu fshehur, megjithatë raportohet se hetuesit nuk kanë mund ende të identifikojnë personin që i ka dhënë ndihmë.

PANROMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura