FOTO/ Heroinë nga Shqipëria, kapen me sasi të madhe droge dy shqiptarët në Itali (emrat)

Jul 27, 2017 | 14:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Guardia di Finanza e Foggia-s ka arrestuar diten e merkure shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orge Tusha 40 vjeç pasi u kapen me nje sasi te madhe droge.

arresti eroina-2

Ne pranga ra edhe italiani Alessandro Bonaventura, 38-vjeçar.

Mediat italiane raportojne sot te tjera detaje nga operacioni qe vuri ne pranga shqiptaret.

Sipas tyre, tre te arrestuarit kishin marre ne San Severo drogen qe vinte nga Shqiperia, konkretisht 12 kg heroine.

“Është një sekuestrim i nje prej sasive me te medha te heroinës qe eshte bere kohet e fundit. Mbi 12 kg droge janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, si pjesë e operacionit “Green Hawk”, që çoi në arrestimin e tre trafikantëve të dyshuar të drogës”, raportojne mediat italiane.

Siç doli nga testet teknike, sasia e heroinës së konfiskuar, me cilësi të lartë, do te nxirrte rreth 30,000 doza, te cilat, pasi te hynin në tregun e paligjshëm të shitjes së droges, do të jepnin per organizatën kriminale rreth një milion euro fitim.

Eroina-5-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura