FOTO/ Gjendet kallashi i tretë, u hodh nga “policët” 500 m larg lokalit

Feb 4, 2016 | 10:32
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjendet arma e trete, tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur nga “policët” që ekzekutuan mbrëmë tre persona në Elbasan dhe plagosën 7 të tjerë.

Arma e gjetur pak meter larg vendit te masakres
Arma e gjetur pak meter larg vendit te masakres

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se paraditen e sotme rreth 500 metër larg vendit të masakrës u gjet një kallashnikov. Arma u gjet në afërsi të shinave të trenit.

Më herët grupi hetimor njoftoi se gjeti dhe sekuestroi në vendin e masakrës në Elbasan plot 65 gëzhoja, dalë nga armët e autorëve të veshur me uniforma policie.

3

“Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e  ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja”- njofton zyrtarisht policia në një deklarat¡ të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se një grup Specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistet për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan   po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

 

Ngjarja 

Dëshmitarët e skenës së krimit kanë parë një makinë “Benz” me ngjyrë gri t’i afrohej lokalit njëkatësh, i cili ndodhet në krah të rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Ura e Bakallit”.

Nga mjeti kanë dalë 4 persona, të armatosur e me kapuça, të cilët nga jashtë qëlluan me breshëri drejt lokalit.

Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur si shënjestrat e autorëve, ashtu dhe klientë të rastësishëm.

Pasi kanë qëlluar me breshëri, autorët u larguan me shpejtësi, me të njëjtin mjet që erdhën, ndërsa dy prej armëve i kanë hedhur në rrugë.

Menjëherë u dha alarmi nga të shtënat e armëve. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe më pas autoambulanca, ndërsa nuk dihej se sa viktima kishte.

Mësohet se të gjithë klientët që ndodheshin në lokal ishin të qëlluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura