FOTO/ Gazeta gjermane ironizon kombëtaren e Lëvit: Sikur ta kishim edhe ne Kejnin

Jun 19, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

“Sikur të kishim edhe ne Kejnin” – kështu hapej faqja e parë e gazetës më të madhe gjermane, Bild, në kopertinën e saj. Gjermanët e cilësojnë si të domosdoshëm një sulmues rrace, dhe këtë duket se e shohin me zili tek anglezët.

kejn

“Ka diçka ndryshe tek Anglia këtë Kupë Bote. Ata luajtën siç duhet të luajë edhe Gjermania, shpejt dhe direkt. Ndoshta mund të jetë ende herët, por kështu i fitojnë ndeshjet kampionët” – shkruhej ndër të tjera në artikullin e Bild.

Por, nuk ishte vetëm Bild ajo që vuri në pah lojën e mirë të anglezëve. ZDF, apo The Spiegel, deklarojnë se nëse Kejn vazhdon kështu, do të jetë një rrezik për ekipet e tjera të Botërorit.

bild

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura