FOTO/ “E dashuruar”! Marsida Qatja publikon foton e bashkëshortit i burgosur në Gjermani

Nov 16, 2019 | 17:42
SHPËRNDAJE

Pasi në banesën e saj u vra një person me armë zjarri dhe u plagos një tjetër, Marsida Qatja nga Kavaja duket se vijon jetën normale të saj.

marsida

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto të bashkëshortit që ndodhet i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike.

Qatja pretendon se është më e dashuruar se kurrë, ndërsa foton e bashkëshortit të dytë e shoqëruar me disa zemra.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli ndodhi në orët e vona të natës së 11 tetorit në banesën e Qatjas. Në banesë ndodhej edhe Bledar Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit, i akuzuar si autor i vrasjes.

Toçi kishte premtuar se do t’i zgjidhte çështjen Marsidës dhe kishte pritur ardhjen e Haxhollit në banesë për t’u sqaruar por sipas deklarimeve të tij, viktima ishte i pajisur me kallashnikov dhe ka qëlluar brenda banesës.

Marsida ndodhej aty bashkë me djalin e saj të vogël, i ardhur në jetë nga martesa e dytë. Vetë ajo ka pranuar se ka pasur një lidhje me Haxhollin, me të cilin dëshironte t’i jepte fund.

75513468_466730483961736_1251513801736454144_n-146x300

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura