FOTO/ Dy gëzime në një ditë! Këngëtarja e njohur drejt altarit, merr propozimin për martesë në ditën e saj të lindjes

Apr 14, 2024 | 16:20
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i ka thënë “PO” propozimit për martesë nga partneri i saj, biznesmeni kosovar Kreshnik Gjergji.

Screenshot 2024-04-14 160939

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, Dafina  ka zbuluar se partneri i saj i ka propozuar për martesë, duke treguar edhe unazën mbresëlënëse që ai i ka vënë në gisht.

“Të dua!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove nga momenti i propozimit.

dafina zeqiri martesa

Por, ky nuk është gëzimi i vetëm i Dafinës ditën e sotme, pasi këngëtarja feston sot edhe ditëlindjen e saj të 35-të.

zeqiri dafinaa

Lidhja e tyre u bë publike vitin e kalaur dhe që nga ai moment, të dy nuk e kanë fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin, duke publikuar foto romantike dhe dedikime të ëmbla.

Madje, Kreshniku ishte krah saj si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj.

dafina zeqiri kreshnik gjergji

Kujtojmë se ishte vetë Dafina, ajo e cila konfirmoi se do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë gjatë vitit të ardhshëm, përmes një mesazhi për fansat e saj në Instagram.

“Është zyrtare! Martohem në vitin 2024”, shkruajti ajo para disa kohësh, në kanalin e saj në Instagram.

dafina zeqiri4 dafina zeqiri kreshnik gjergji1 dafina zeqiri kreshnik gjergji3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura