FOTO/ Bllokohet rruga në Gjirokastër, pelegrinazhi me qytetarët grek largohet nga Bularati

Nov 8, 2018 | 16:14
SHPËRNDAJE

Qytetarët grekë që morën pjesë në varrimin e Konstandinos Kaçifas, kanë bllokuar rrugën nacionale në Gjirokastër-Kakavijë.

Bularat

Pelegrinazhi u nis nga varrezat me flamurin e madh ku shkruhej “Epiri është Greqi”, përshkuan gjithë rrugën dhe dolën në autostradë.

Radha ishte shumë e gjatë, saqë pati dhe bllokim të rrugës. Kujtojmë që sot në Bularat u varros, ekstremisti grek që u vra nga RENEA në 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri.

Bularat

Thirrjet ekstremiste kanë qenë prezente sot gjatë gjithë ditës, ky u vu  re një numër i shtuar i flamujve grek që valëviteshin në Bularat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura