Forumi i Lirisë Ballkanike/ Meta takohet me Vjosa Osmanin: Të përmirësohet koordinimi i dy vendeve kundër trafikut të qenieve njerëzore

May 25, 2022 | 17:48
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me homologen e tij të Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike”.

282047703_558205439008029_5095782091174689414_n

Meta shprehet se kanë të ndarë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë.

“Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” zhvillova sot një takim të ngrohtë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.

Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë akses dhe ndihmë të pakushtëzuar”, shkruan presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura