Miratimi i fletës së votimit/ Pas Celibashit reagon Yuri Kim: Mbështesim fuqishëm përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të drejta e transparente

Apr 5, 2021 | 12:18
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, reagoi pas konferencës për media të mbajtur nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

Ndërsa përshëndeti dakordësinë për fletën e votimit në zgjedhje, ambasadorja theksoi se do të mbështesë fuqimisht përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të drejta dhe transparente në Shqipëri.

Sapo ndoqa konferencën për media të Ilirjan Celibashit. Më vjen mirë të dëgjoj që u ra dakord mbi formatin e fletëve të votimit, në mënyrë që ato të printohen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e KQZ-së në Shqipëri për të siguruar rregullat dhe kushtet që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të drejta, në kohë dhe transparente”, tha Yuri Kim.

kim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura