“Forcojnë marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve”- Komandanti i forcave të SHBA në Europë viziton Tiranën, takim me Yuri Kim dhe marinsat që…

May 27, 2022 | 18:29
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim u takua në ambientet e ambasadës me gjeneralin Tod Wolters, Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.

283997870_377925671029263_8429139968647304058_n

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane thuhet se Wolters është takuar me marinsat që mbrojnë ambasadën e SHBA në vendin tonë.

“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë.

Gjenerali Wolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura