‘Fondet e rindërtimit po përdoren për vota’/ Tabaku-Ibrahimajt: Përgjigjet e abuzimit mos m’i jep me foto, mbron çdo gjë me arrogancë. KLSH duhet të veprojë!

Mar 30, 2023 | 11:45
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në seancën e sotme parlamentare tha se qeveria nuk ka treguar transparencë dhe se nuk ka asnjë shpjegim, lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin e ndodhur të vitit 2019.

Jorida Tabaku1

Tabaku tha se ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk po jep asnjë shpjegim konkret në lidhje se si janë përdorur fondet por zgjedh të përgjigjet me arrogancë, ku iu drejtua ‘Ministra të pazgjedhur vijnë dhe tregojnë fotografi, bëhen kopje e liderit’.

Sakaq shtoi se Kontrolli i Shteti duhet të hetojë mbi shpërdorimet dhe se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit, pasi paratë e shqiptarëve po abuzohen.

“Ministrja është kaq largpamëse sa e sheh se ca do ndodh më vonë, ministra të pazgjedhur vijnë dhe tregon fotografi, bëhen kopje e liderit. Si mund të përgjigjet me fotografi, sillen të gjithë si piktorë. Arroganca nuk mund të jetë arsye për të shkelur buxhetin e shtetit, mua më vijnë mesazhe nga qytetarët e Laçit të cilët nuk kanë votuar PS nuk kanë marrë shpërblime për rindërtimin.

Kriza nuk duhet të përdoret për biznes, unë e pyes sa ka kushtuar procesi i rindërtimit ajo më përgjigjet se i çuam në hotele me 5 yjë. Kë duhet të pyes unë, kush mban përgjegjës që ka hapur tendera kur fondet nuk kanë qenë në buxhetin e shtetit. Po përdoret kriza për biznes, ajo parashikoi pandeminë, tha se ne pas tërmetit u përgatitëm për pandeminë kur asnjë nuk e dinte. Procesi i rindërtimit është duke kushtuar 2 herë më shtrenjtë se projekti, buxheti po përdoret për fushatë elektorale.

Kush mban përgjegjësi për bërjen biznes për jetën e shqiptarëve, duhet të kesh kurajo që të thuash që procesi i rindërtimit është 43 mld lekë. A je e paaftë, arrogante nuk e di. Kur ti thua se ka kosto, ku do i gjesh paratë, apo të kalojnë zgjedhjet dhe shohim. Unë jam i sigurt se ministrja punët e veta i bën nga kafja por ne si opozitë kemi analizuar çdo proces, e vërteta është që fondet e tenderuara janë më të ulëta se ato prej 1.1 mln lekë. Kontrolli i Lartë i shtetit duhet të shohë, duhet të kemi përgjegjës pasi fondet po shpërdorohen.

Emergjenca përdoret si justifikim për biznesin me krizën, do vijë një moment kur këta politikanë do mbajnë përgjegjësi. Përdoret dhe jeta e humbur për të marrë vota, nuk e di dhe sa herë do gënjehen shqiptarët. Fondet e përdorura në fushata zgjedhore tregojnë jo vetëm korrupsion por paaftësi dhe arrogancë, zyrtarët duhet të mbajnë përgjegjësi. Janë tenderuar fonde që nuk ekzistojnë, sot shifrat janë të qarta por askush nuk flet.

Ministrja e Financave duhet të shpjegojë se kush është ai zyrtar që abuzon me paratë e rindërtimit dhe nuk i hyn gjembi në këmbë, nuk mund të mbrohet çdo gjë me fanatizëm dhe arrogance. Jam e çuditur se si një zyrtare pa asnjë llogaridhënie, mund të arrijë të fyjë shqiptarët”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura