FMN: Qeveria të heqë kompensimin e energjisë. Reagon PD

Aug 2, 2015 | 15:16
SHPËRNDAJE

Deficiti fiskal dhe borxhi publik cilësohen nga ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar si probleme kyçe të vendit. Në këto kushte dy janë zgjidhjet ose të rriten të ardhurat, ose të reduktohen shpenzimet. Pikën e parë FMN-ja e zgjodhi kur erdhi me programin e saj për Shqipërinë, duke rekomanduar ndryshim dhe rritje në disa taksa.

FMN
FMN

Por tashmë që situata e të ardhurave është dukshëm larg asaj që pritej, duket se nuk është e largët edhe mundësia e dytë. Në një raport të publikuar pak ditë më parë, ku jepet një argumentim mbi borxhin dhe deficitin në vendet e Ballkanit, për Shqipërinë ekspertët kanë një propozim për shkurtim shpenzimesh dhe kjo prek pikërisht kompensimin e energjisë.

KOMPENSIMI
Situata e dobët e të ardhurave në buxhet, në pesë muajt e këtij viti, ka shumë mundësi që të bëjë që qeveria t’i kthejë sytë te zgjidhja që ka në dorë. E vetëdijshme se një rritje tjetër taksash do të krijonte pakënaqësi të lartë, qeveria dhe Ministria e Financave e kanë lakuar edhe më herët se nuk po diskutohet për rritje taksash. E në një situatë të tillë, duhet të shihet pjesa e shpenzimeve. Në raportin e FMN-së thuhet shprehimisht se sfida e borxhit të lartë, nevojave për financim dhe varësisë së lartë nga bankat gjejnë një rekomandim: konsolidim fiskal në pjesën më të madhe nga masat te të ardhurat dhe eliminimi i kompensimit të energjisë.

Qeveria me unifikimin e tarifës së energjisë u shpreh se efekti nuk do të ndihej aspak te konsumatorët, pasi do të bëhet kompensim. E në fakt, kështu ndodhi edhe pse lista e pensionistëve u pakësua rrugës për shkak të kritereve të ndryshme të kërkuara. Të paktën, për këtë vit kompensimi i energjisë do të vijojë të jepet pasi në buxhet janë parashikuar edhe 16 milionë dollarë fond total për këtë zë.

KONSOLIDIMI
Rekomandimi i ekspertit të FMN-së vjen në një kohë kur konsolidimi fiskal është kthyer në kryefjalën e takimeve të shpeshta të qeverisë me misionet që vizitojnë Shqipërinë. Sipas të njëjtit raport, thuhet se është e nevojshme një ulje e nivelit të borxhit publik për të ulur në total peshën që kanë interesat në pagesat që bën qeveria, për të mos shtuar këtu që ka pasur një rritje të vazhdueshme në zërat që shkojnë për paga dhe pensione.

Mima: Qeveria, diktaturë fiskale në shtator

jon Mima paralajmëron bizneset për një përballje të fortë me shtetin policor të Kryeministrit Rama, duke filluar nga muaji shtator. Sipas ish-zv.ministrit të Financave, qeveria do të nisë një aksion të fortë mbi bizneset për të përmirësuar performancën fiskale. Duke iu referuar deklaratës së bërë nga përfaqë- suesi i FMN-së në Shqipëri, i cili pohoi se kësti i radhës për qeverinë nuk u dha se ajo kërkoi kohë për të përmirë- suar performancën fiskale, Mima deklaron se këtë gjë qeveria do ta bëjë nëpërmjet grushtit të hekurt mbi bizneset.

“Ku jemi sot? Me keqardhje vërejmë një braktisje të frikshme të parimeve të shëndosha të administrimit fiskal dhe një kthim nostalgjik në metodat e diktaturës. Mundet që në shtator, Policia, Ushtria, Forcat Speciale të turren mbi librat kontabël të tatimpaguesve e ndoshta të hyra shtesë të vilen me arbitraritet e me përdhunë, por ky nuk është administrim fiskal, ky është preludi i diktaturës fiskale. Shqipëria sot, me shkallë tatimore rreth 50% më të lartë, mbledh më pak të ardhura se para dy vjetësh”, thekson Mima. Sipas deputetit demokrat, nëse gjendja do të vijojë të thellohet, sistemit do t’i shkaktohen pasoja të pariparueshme.

“Nëse represioni rritet, dëmet që do t’i shkaktohen sistemit do të jenë të pariparueshme dhe shkuarja e tatimpaguesve me ligjin do të plagoset për vdekje. Gjithçka është arritur në këto 25 vite, e që sigurisht nuk është perfekte, rrezikon të hidhet në erë nga mendje INUK-e”, shprehet Mima. Deputeti kërkon që deri në shtator, zyrtarët e FMN-së t’u rikthehen raporteve për administrimin fiskal në vendin tonë, megjithëse shprehet skeptik se qeveria do t’u përgjigjet thirrjeve të tyre, pasi është gati të japë sinjalin për sulm ndaj bizneseve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura