FMN: Kriza ka thelluar varfërinë e pabarazinë në Shqipëri dhe Malin e Zi

Mar 15, 2016 | 8:43
SHPËRNDAJE

jë studim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për ecurinë e varfërisë në Rajon ka gjetur se, Shqipëria dhe Mali i Zi panë rritje të mprehtë të varfërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit pas krizës financiare të vitit 2008.

varferi (1)Në një analize të gjatë për fenomenin Fondi vë në dukje se, varfëria aktuale dhe pritshmëritë për të ardhurat në të ardhmen ka të ngjarë të ndikojë në rritjen e migrimit nga rajoni, duke i cilësuar si më të prekurat Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

tabelaKarakteristikat e varfërisë kanë ndryshime të thella mes vendeve.
Të anketuarit në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi të ndjehen statistikisht në mënyrë të konsiderueshme më të varfër se ata në Shqipëri (të nxitur nga opinionet shumë negative mbi të ardhurat në të ardhmen).

Ekspertët e Fondit kanë vërejtuar se ballkanasit e përceptojnë varfërinë më të lartë se sa gjendja e tyre reale.

Në rajon të gjitha qeveritë janë trashëgimi e së kaluarës. Por teksa roli i shtetit për të vepruar si një stimul për familjet dhe ekonominë është tkurrur, zhvillimi i sektorit privat nga ana tjetër ka mbetur prapa, siç pasqyrohet në normat e larta të papunësisë.

Gjatë krizës dhe pas saj, të ardhurat e qeverive janë ulur, duke vënë nën presion shpenzimet, duke përfshirë pagat, pensionet dhe mbrojtjen sociale.

Bumi i fillim të viteve 2000 solli një rritje të qëndrueshme në të ardhura në të gjithë rajonin. Varfëria ra ndjeshëm, si në aspektin e numrave absolute, megjithatë rritja e shpejtë ka sjellë edhe pabarazi në shpërndarjen e përfitimeve.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura