“Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Gaqo s’ka vjedhur asgjë”, flet vjehrri i të kërkuarit në Radhimë

Jul 19, 2018 | 21:57
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në Radhimë, ku një 38-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, ka shkëmbyer zjarr me policinë dhe më pas është plagosur e arrestuar. Në një prononcim për gazetarin Enrik Mehmeti vjehrri i Gaqo Gjini, baba i dy fëmijëve, hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj dhëndrit të tij.

burri-1-770x389

Në një lidhje direkte për ‘News24’ vjehrri i të arrestuarit, (person me precedent penal per një grabitje të një banke në 2016-ën, për plagosje të një personi në Vlorë, si dhe për armëmbajtje pa leje) tha se 38-vjeçari nuk kishte lidhje me krimin. Ai pohoi se dhëndri i tij gjente punë ku të mundej, ndërsa nuk kishte me se të ushqente fëmijët. Po ashtu vjehrri i Gjinit nuk i kurseu akuzat për ish-drejtorin e Policisë së Vlorë, Jaeld Çela, (i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës me bandën e Habilajve), ndërsa shtoi se gjatë kohës së tij, dhëndri u shpall në kërkim.

“Ai s’ka bukë për darkë. Ne s’dimë gjë fare, tani erdhëm. Tani e morëm vesh nga vajza që aty kishin hyrë 500 policia në shtëpi. E shpallën në kërkim kur ishte ai shefi i degës, i pari, ai i degjeneruari që është shpallur në kërkim. Vajzën e gjetëm pa ndenja, me dy fëmijë të mitur. Ai s’ka grabitur asgjë, le të thonë ça të duan. Dhëndri ka rreth 6 vjet e ca në këtë banesë. Në atë banesë jeton vajza me dhëndrin. Ku ka gjetur punë ka punuar, ku të gjente punonte”, -tha vjehrri.

http://www.balkanweb.com/ska-buke-te-haje-cfare-thote-per-ish-shefin-e-policise-se-vlores-vjehrri-i-te-arrestuarit-per-grabitje-banke/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura