Fituesi i “BB6”, Anaid Kaloti: Për mua “BB8” e fiton një femër, me shumë gjasa Alba

Apr 21, 2015 | 11:01
SHPËRNDAJE


I diplomuar për Gazetari, fituesi i “Big Brother 6” Anaid Kaloti duket se e ka të zhvilluar intuitën për të parashikuar fituesit e “Big Brother”, eksperiencë që e provoi vetë para dy vitesh. Si personazh që nga kjo lojë ka dalë i fituar, ai bën një parashikim të këtij “reality show” mjaft popullor. Për Anaidin, çmimin e madh të “BB8” e fiton sërish një femër, dhe ajo ka shumë gjasa të jetë Alba Çobaj, 24-vjeçarja nga Tirana, që po ashtu aspiron profesionin e gazetares.    
Si fitues i “BB 8”, a mund të na thuash si duhet të hyjë një konkurrent i fortë në këtë lojë dhe si duhet të dalë nga loja?
Duhet të hyjë i bindur që fitoren nuk ta fal njeri, përveçse karakteri që ke dhe që demonstron. Dhe kështu do të dalë, si fitues pa dyshim.
I ke ndjekur banorët e këtij edicioni të “BB” dhe lideri është një nga djemtë apo vajzat?
S’e di pse kam besim që dhe këtë vit “Big Brother” do të kurorëzojë si fituese një femër.
Edicionin e kaluar doli triumfuese Nevila. E parashikove fitoren e saj?
Unë vitin e kaluar postova një status në rrjetet sociale, ku shtrova pyetjen për fansat e mi: ”Kush mendoni se do e fitojë ‘BB7’, Jona apo Nevila?”. Ky status krijoi pak debat, pasi pyetja ishte shkruar një muaj para natës finale dhe ndjekësit reagonin duke më thënë se nga e kisha ditur unë këtë gjë, pasi dy vajzat që unë përmenda, dolën vërtet të fundit në finale.
Mund të na e thuash dhe këtë vit një emër të fitueses që ti parashikon se do rrëmbejë çmimin e madh të “BB8”?
Nuk do të më pëlqente të përmendja emra, po kur them femër, s’është e thënë që po them Alba (qesh).

Alba Çobaj e Big Brother 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura