Fiter Bajrami/ Kryemadhi: Kjo festë të na japë urtësinë për të reflektuar kundër antivlerave që cenojnë familjen

May 24, 2020 | 12:52
SHPËRNDAJE

Duke uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se shpreson që kjo festë të na japë urtësinë për të reflektuar.

monika-kryemadhi

Ajo shton se festa duhet të na shërbejë për të rritur forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cenojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.

Postimi:

Të dashur besimtarë myslimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!

Ripërtëritja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët ??

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura