Firmosi në Suedi, Asanit i krijohet pengesë

Jan 12, 2020 | 16:29
SHPËRNDAJE

Jasir Asani është largimi i vetëm nga radhët e Partizanit deri në këtë moment në merkaton e dimrit. 24-vjeçari është huazuar tek AIK Stokholm deri në qershor me të drejtë blerjeje nga klubi suedez. Asani është prezantuar tek AIK-u, madje ka qenë edhe pjesë e shfaqjes zyrtare para tifozëve e cila bëhet në fillim të çdo sezoni nga klubi.

asani

Por, skuadra suedeze po mundohet që të mos e ekspozojë shumë ish-sulmuesin e Partizanit, pasi ai akoma nuk është pajisur me lejen e punës në shtetin skandinav. Këtë gjë e ka pohuar vetë menaxheri sportiv i AIK-ut, Bjorn Uestrom, në ditën e prezantimit të skuadrës së edicionit të ri. Kështu që, Asani është ish-sulmuesi mjaftuar atë ditë vetëm me prezantimin para tifozëve duke mos u ekspozuar në stërvitjen në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura