Filmoi videon e dhunës mbi Tomi Mishën, i riu: Më kanë kërcënuar. S’kam besim tek institucionet

Feb 27, 2015 | 16:24
SHPËRNDAJE

Personi që filmoi dhe më pas bëri publike videon në të cilën duket dhuna që ushtrohet nga policia mbi të riun Tomi Misha në qytetin e Korçës, ndihet i kërcënuar pasi është identifikuar nga kamerat e një banke përballë vendit ku ai filmoi edhe skenën e dhunës.

Personi që filmoi videon, në lidhje me Skype me News 24

Në një lidhjeje me “Skype” në emisionin “Me zemër të hapur” në “Neës24”, ky person ka deklaruar se në Korçë tashmë e dinë se kush është ai që e ka regjistruar dhe bërë publike videon, ndërsa thekson se dy ditë pas ngjarjes është kërcënuar.

“Njerëzit në Korçë e dinë se kush është protagonist i videos. Një njeri i ka thënë babait tim, nuk ka bërë mirë që e ka regjistruar videon dhe do ketë probleme. Dy ditë pas ngjarjes, babai im e kishte takuar rastësisht këtë personin, nuk e dinte që ishte babai im dhe unë ndihem i kërcënuar, sepse ai kishte thënë nuk bëri mirë që e regjistroi dhe do të ketë probleme për këtë që bëri. Nuk dua të dal nëpër media. Këtu pranova të flas në kushte anonimati sepse nuk ndihem i sigurt për jetën time. Dyshoj se më ka dalë emri nga filmimet e një banke përballë ku dukem me pamje ballore teksa filmoja ngjarjen. Nuk jam i sigurtë, kam një ndrojtje, frikë. Nuk kam besim tek institucionet”,- ka deklaruar i riu. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura