Fier, të shtëna me armë zjarri, në shënjestër një 35 vjeçar. Policia tregon çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme

Mar 11, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit.

policia-naten-1

Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.

Njoftimi:

Rreth orës 17:30,  në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar  dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura