Festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, Rama përplaset me Metën

Nov 1, 2012 | 10:20
SHPËRNDAJE
Kreu i PS, Rama dhe Kreu i LSI, Meta

Kryetari i LSI bën apel: Jo festa paralele, përgjigjet kreu i PS.

Meta: Duhet dialog. Rama: Do festojmë në Vlorë dhe pikë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përplaset publikisht me kreun e LSI-së, Ilir Meta, lidhur me vendin se ku do të festohet 100-vjetori i pavarësisë. Pas një periudhe qetësie, takimesh dhe shtrëngim duarsh mes dy ish-aleatëve, kremtimet e një shekulli pavarësi kanë nxjerrë sërish në plan të parë diferencat mes forcave politike.
Meta
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim foli dje në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar lidhur me festimet për pavarësinë e Shqipërisë. Ai theksoi se forcat politike në vend duhet të jenë të bashkuara për 28 Nëntorin, teksa u bëri thirrje atyre që të mos përçahen në këtë ditë, por të dëshmojnë pjekuri. “Kremtimi i 100-vjetorit duhet të shihet si moment bashkimi. Nuk mund të kryhen festa paralele. Duhet dialog për këtë. Do të jenë personalitete ndërkombëtare që do ta nderojnë këtë ditë, dhe jo thjesht opozita dhe qeveria”, u shpreh kryetari i LSI-së. Në të njëjtën kohë ai deklaroi se “kjo ditë kërkon ndërgjegjësim nga të gjitha forcat politike. Besoj në përgjegjshmërinë e të gjithëve për të dëshmuar pjekuri, të dëshmojmë pjekuri në këtë 100-vjetor”.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura