Festa e Roshnikut, panairi i Produkteve Bio më 14 dhe 5 Shtator

Sep 11, 2018 | 22:28
SHPËRNDAJE

Roshniku i njohur për fiqtë, vreshtarinë, frutikulturën dhe blegtorinë, në datat 14-15 shtator 2018 ju mirëpret në “Festën e Roshnikut”, si një destinacion eko-turistik që kërkon të pasurojë përvojën e turistëve që vijnë në Berat, duke rritur kohën e qëndrimit të tyre në zonë.

Festa e Roshnikut ka si qëllim kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës duke u bazuar në zhvillimin e produkteve e zonës si dhe zhvillimit të turizmit të brendshëm dhe të huaj.41313743_492526751221581_577291441928142848_n

Këto dy ditë janë një mundësi shumë e mirë për t’i kaluar në Roshnik, ku do të përjetoni nga afër eksperiencën e vjelies e përpunimit të fikut dhe rrushit, pikërisht në pikun e sezonit turistik të Beratit, në zemër të shtatorit.

Axhenda e datës 14 Shtator

• 09:00 – 18:00 Hapja e panairit
• 10:00 – Fjalime përshendetëse
• 10:30 – 12:00 Program artistik me grupe popullore vendase
• 12:00 – Vjelje/ përpunim i rushit – vendodhja: Kantina Alpeta
• 13:00 – Vjelje/ përpunim i fikut – vendodhja: familja Kobuzi
• 14:15 – Qitje me pjatel
• Program artistik nga: Restaurant Roshniku; “Dinastia e Qyprillinjve”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura