Festa e Ashures/ Qerbelaja, prolog i luftës për liri dhe emancipim njerëzor

Sep 10, 2019 | 13:12
SHPËRNDAJE

Ferdinand Samarxhi 

Mjeshtër i Madh/ 

ferdinand-samarxhi

NË VEND TË EPILOGUT… Qerbelaja. Ujdhesa arabe. Luftë. Përgjakje. Epope ngadhënjyese. Liri,emancipim njerëzor. Tronditje. Diktaturë famëkeqe. Dypushtet, administrativo-politik, fetar. Çnjerëzim. Ekstreme kanibale të kohës. Therje foshnje femër. Groposje e gjallë. Opskurantizëm. Fantazmë. Tejskaje. Idhuj. Njerëz që luten dhe u drejtohen zotave. Gurë. Pemë. Vende. Fenomene. Veç një Zot nuk ekziston për ta. Pushtet i kohës, mishërim i jetës, nën dhunë, egërsi mizore. Shekujt VI-VII përjetojnë kohën dhe shkruajnë histori. Në mjegullnajë, në pafundësi të stepave, të shkretëtirës arabe, një dritë do të grisë cajëqiellin e errësirës. Një qiri fillon të ndriçojë, të zbardhë mjegullnajën. Koha tashmë thërret. 20 prill 571 pas Krishtit erdhi, siç thotë Bernard Shou, shpëtimtari i njerëzimit, profeti Muhamed. Njeriu që vullnetarisht i vu vetes qëllimin më të lartë: të rrënojë besëtytnitë, kulteve të kohës.

454545

Thirri çdo zemër. Urrejtje ndaj zotave. Besim, dashuri në një Zot të vetëm, të pamaterializuar. Njeriu që luftën, triumfin kundër idhujtarisë e kurorëzoi me mëshirë e falje. Njeriu që triumfoi mbi kohën, perandori, mbretëri, kalifate, dinasti që u shkërmoqën si pluhur në rrjedhën e kohës. Profeti Muhamed, shpëtim, dritë e njerëzimit krijoi një religjion, që e pranuan miliona e miliona njerëz dhe e shndërroi besimin në një Zot të vetëm, në një besim islam, në një fe islame universale. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmërisë, mëshirës dhe besimit. Njeriu që erdhi si shpëtim dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, që e përqafuan atë. Kohët në rrjedhën e tyre treguan të tjera ngjarje, folën për të tjera luftëra, për të tjera beteja. …Diktaturë famëkeqe. Kalifat Jezit i kohës. Dypushtet. Egërsi barbare. Imam Hyseni, luftë kundër diktaturës. Kohë e përjetuar. Mesazhe paqeje. “O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë perëndi dhe te profeti, që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija që po bëni!” Prijës i dalë nga një familje profetike, imam Hyseni lindi si fëmija i dytë i imam Aliut me vajzën e të vëllait, të profetit Muhamed, Fatimes. Historia e imam Hysenit, histori e një luftëtari, krah për krah të atit, imam Aliun, në luftën e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit. Me imam Hysenin përjeton ndodhitë e luftërave të përgjakshme për mbrojtjen e islamit. Imam Hyseni jeton gjithnjë në luftë me politikën obskurantiste, kanabalizimin e jetës së Ujdhesës arabe. Imam Hyseni do të evokojë te të gjithë arabët një shpresë. Shpresë, që do të arrihet në besimin te një Zot, në të drejtën hyjnore kundër diktaturës së kohës, mishërim obskurantizmi, idhujtarie i diktaturës së Mavisë. Kufa, qyteti që do të ndriçojë emancipim, shpresë, jetë për Ujdhesën arabe. Banorët e saj, të prirur për ndryshime të kohës. Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë ishte përballja më e madhe midis besimtarëve dhe jobesimtarëve, pranoi kërkesat e banorëve të këtij qyteti e të sheitëve të Irakut, që të vihej në krye të tyre për të përmbysyr Kalifatin e Mavisë, diktaturën e egër.

23aaaa052019-12-768x411

Pranimi i kërkesave të banorëve, dhënia dhe marria e besës e banorëve të Kufës dhe Basras, nëpërmjet përfaqësuesit të denjë të tij, Myslymit Akil, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri, lë qytetin e Mekës dhe u nis në drejtin të Irakut.

PRISHJA E BESËS, TRADHTI E KOHËS Besa, status i kohës, imam Hyseni si prijës, udhëton i papërgatitur, për luftë drejt Kufas me 72 shokë besnikë të tij, për të organizuar punën për ndryshime, për përmbysjen e diktaturës. Tinëzisht, prishje e besës dhe pse lidhja e saj ishte ligj. Tradhti e pabesë e kohës. Tensionim situatash. Përplasje e pabarabartë. Papërgatitja e imam Hysenit për luftë para se me shkuar në qytet, i rrethuar. Falanga të panumërta, në mijëra ushtarësh të pabesë të Jezitit të Mavisë. “O ju kombi mundimdhënës. Nuk keni frikë nga perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrestarët e Filit i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil? A keni frikë prej atij Zoti, që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshtarët e profetit Nuh i bëri të vuajnë? Mendoni fundin e jetës suaj. Pra, jepuni fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë, ose Rumisë e t’ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se nuk do t’i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se me doemos doni të luftoni me mua, atëherë, të paktën dilni një nga një në fushën e luftës”.

Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij H. Dede Edmond Brahimaj
Kryegjyshi Botëror, shenjtëria e tij H. Dede Edmond Brahimaj

BETEJË E PABARABARTË. LUFTË TINËZARE. TRADHTI E PËRGJAKSHME. Qerbela, plasdarm i mërisë ndaj së keqes. 72 heronjtë, histori trimërie. Legjendë e kohës. Zemrat njerëzore kujtojnë, ende lotojnë. Shikojnë me sytë e zemrës gjakun e trimave që derdhet lum për dritë, liri, drejtësi. Qerbelaja, një epope ngadhënjyese. Histori paraardhëse njerëzimi për demokraci.

Portreti i luftës, Qerbelasë, hyjnizues edhe për Zotin.

Engjëll që m’u qase pranë

Nga i madhi Zot,

Pse më rrëfen Qerbelanë?

A do të derdh lot? …

Më ç’do an’ i ka rrethuar

Kombi faqezi

Komb i lik i mallëkuar

Posi mizëri!

Përgjakje, tragjedi e pabarabartë.

O moj fushë e Qerbelasë!

Që më rri ndër sy,

Plot me gjak t’ Ali-Abasë,

Vallë ç’ësht’ ay?

Tinëzia dhe tradhtia e përshkojnë luftën si elegji që thërret vaje.

Shkelje ligjesh, shkelje bese, tradhti dhe mëkate të mëdha njerëzore. Eufrati, lumi, ku mund të mëkoheshin me ujë njerëzit, luftëtarët, fëmijët, për vazhdimësinë e jetës, luftës, i helmuar nga Jeziti.

Shkojnë foshnjat në lumë,

Se s’durojnë dot,

I ka marrë etja shumë,

E qajnë me lot. …

Frat, o more lum i shkretë,

Mos këndo po qaj,

Derdh lot e rënko për jetë,

Mos qesh paskëtaj. …

Ujët ua kanë prerë,

Janë në shtrëngim,

I ka marrë etja shumë,

Si foshnja e të mjerë,

Me sy në lot vajtojnë,

Në zi e në hidhërim.

Legjenda Qerbela, si epope lufte, lirie për njerëzimin tregon njerëz, gra që vajtojnë dhe mjekojnë gjakun, që si lumë rrjedh. Foshnja me buzë të thara e të çara. Suferim beteje, Abaz Aliu si shenjtor, prijës lufte, fluturon drejt tempullit më të shenjtë të botës, më të lashtë të dheut, Orakullit të Jupiterit Thesprot, në Dodonën pellazgjike.

Ç’është ai që shkon kaluar, Ikën si veriu, Me dy-tri foshnja në duar? Është Abaz Ali Abaz Aliu zu Tomorr, Erdhi afër nesh… … Nëpër mest të ushtrisë Të armikut shkon Si engjëll i Perëndisë Nd’ erë fluturon! Shërbëtor’ e njerëzisë Shigjeta s’e çpon Edhe nder’e trimërisë Zoti e mburon

MARTIRIZIMI I IMAM HYSENIT 20 tetor 680, Qerbelaja u skuq. Gjaku u derdh lumë. 72 heronjtë ranë dëshmorë. Shiitë për liri, drejtësi, paqe. Gojë pas goje, këngë pas kënge, Qerbelaja jehonë. Liria nuk dhurohet. Me luftë, gjak, sakrifica, arrihet, adhurohet. Mesazh që përcjell sot, motiv për liri, demokraci, emancipimin njerëzor. Matemi, përgjërim për gjakun e derdhur… Qerbelaja, mesazh i madh historik, lufte, lirie, drejtësie, emancipimi. Qerbelaja zemrat thërret: – gjak, kurrë të mos derdhet. Njerëzia të ecë në rrugë të mbarë! Jeziti’ shtë egërsirë Që sjell ligësi Dhe sdel soje pun’ e mirë Po dëm edhe zi. Zot! Ju qofsha falë Që hoqtë për ne Për të ndriçuar njerinë zbukuruar dhenë Për të shtuar mirësinë.

BEKTASHINJTË AGJËROJNË: MATEM. Kontekst historik bektashian. Qerbelaja, epope e saj. Gjak i derdhur. Qëndrim i paepur, 72 dëshmorë, për liri, me imam Hysenin, në krye edhe vëllanë e tij, Abaz Ali. Hyjnizim, përjetim vuajtjeje të luftëtarëve të Qerbelasë, pa pirë asnjë pikë ujë në fushën përvëluese të saj. Përkujtim historik. Ardhje e Abaz Aliut, në Tempullin e Dodonës, Tempullit të Abaz Aliut të sotëm ku mëkoi foshnjat dhe luftëtarët, që vazhdonin luftën.

Gjithë bektashinjtë, kudo që ndodhen, në të gjithë botën, përshpirtje për vuajtjet dhe sakrificat sublime të tyre, 10 ditë pa ujë, pa vënë bulën e ujit në gojë. Buzë të thara e të çara. Zi, përshpirtje, përkujtimore falë vuajtjeve të tmerrshme të tyre. Në të gjithë mjediset bektashiane, teqe, tyrbe, mekame, lexim i “Hadikasë” më zë të lartë.

Ritual i përditshëm. Përkujtim i vuajtjeve të profetëve. Ngjarje tragjike të Qerbelasë. Luftë, sakrificë, flijim i tyre. 10 ditë, përkushtim, devocion, për të gjithë profetët.

Nata e parë. Kushtim vuajtjeve, profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; dita e dytë, përkushtim për Profetin Muhamed (a.s), dita e tretë, imam Aliun, dita e katërt, imam Hasanin, dita e pestë, lindje dhe jetën e imam Hysenit, dita e gjashtë, ikje e tij nga Medina në Mekë, dita e shtatë, vrasja e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarit, Ibrahimit, dita e tetë, nisja e imam Hysenit në Kufë, dita e nëntë mbërritja e tij në Qerbela. Nata e dhjetë martirizimi i tij dhe i dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak dhe ranë heroikisht, shkuan në Ihet, buzëtharë dhe buzëçarë nga etja. Në këto ditë, kudo, në të gjithë botën, nuk pihet ujë. Kryegjyshi botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejton ceremonitë për të gjithë besimtarët e botës.

Mesazhi i tij: – Qerbelaja, epope e luftës së njerëzimit për liri, demokraci, prosperitet dhe emancipim njerëzor. Ashurja, përfundim i zisë, përshpirtje lavdie për luftëtarët, dëshmorët e Qerbelasë. Dhjetë ditë, gjithandej liturgji. Mjediset bektashiane, teqe, tyrbe, Mekame. Besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin.

Të dhjetën ditë, ashurja në zjarr, gjithë natën, deri në agun e ditës së nesërme. Dita e dhjetë, ashure për përshpirtje të luftëtarëve të Qerbelasë, përkujtim i jetës dhe i ushqimit të tyre, të cilin e gatuan me mbetjet e gjërave që patën me vete gjatë udhëtimit në Kufa. Grurë, qiqra, soji, fasule, bathë, misër, fiq, rrush të thatë, mollë, arra, mjaltë, musht, kanellë etj., që përbëjnë rreth 40 përbërës të prodhuar nga Toka. Pas liturgjisë, kryerjes së ritualeve nga populli, besimtarët bëjnë vizita. Përkujtojnë më veneracion heroin e Qerbelasë, imam Hysenin dhe 72 dëshmorët e tij, që u vetëflijuan gjer në sakrificën njerëzore, sublime, për mbrojtjen e idealeve të jetës. Dita e dhjetë, ceremoni kremtimi për përshpirtje, Dita e Ashures. Fjalë përshëndetëse e Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, drejtuar gjithë besimtarëve bektashianë, myslimanë, alevianë të të gjithë botës. Ceremonia vazhdon me një program tematik historiko-fetar, të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, dekoruar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, laureat i medaljes “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me president z. Azgan Haklaj, “Mjeshtër i madh”, dhe sekretare të përgjithshme znj. Enida Çami, “Mjeshtër i madh”; me programe epike, historike, që evokojnë nëpërmjet folklorit historinë e kombit tonë, ngjarjet e tij. Në këtë program të Unionit Artistik, pjesë e tij janë dhe artistët e mirënjohur, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, aktorët e mirënjohur të Teatrit Kombëtar, znj. Desara Xhagolli, z. Dritan Boriçi, grupe artistike nga ansamble të ndryshme, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj., të drejtuara nga moderatorja, znj. Enida Çami “Mjeshtër i madh” .

Pas përfundimit të koncertit të Unionit Artistik Kombëtar, ceremonia vazhdon me shijimin e ëmbëlsirës së ashures, simbol i një ditë të re, me optimizëm, të bekuar nga Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Shkëmbim vizitash. Drekë e shtruar zyrtare, me këtë rast të ditës së përshpirtjes së luftëtarëve të Qerbelasë, Ditës së Ashures. Qerbelaja gjithmonë do të thërrasë vizon për liri, demokraci, emancipim njerëzor, për gjithë kohërat, për gjithë brezat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura