Femrat e Vllaznisë arrijnë edhe fitoren e dytë, por rregullojra i lë jashtë fazës tjetër

Aug 13, 2018 | 19:14
SHPËRNDAJE

Ekipi i femrave të Vllaznisë, arriti të merrte fitoren e dytë në grupin 8 të Champions League për femra. Ndaj moldaveve të Aneni Noi, ekipi i teknikut Nikolin Leka, fitoi me shifrat e thella 1-4.

vllaznia femra

Uendi Muja zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, ndërsa 3 minuta më pas, Megi Doçi shënoi të dytin. Gjini gjeti edhe golin e tretë për shkodranet, në të 46-tën. Më pas, sapo kishte nisur pjesa e dytë, Muja shënoi edhe golin e dytë personal, ndërkohë që goli i moldaveve një minutë para fundit nuk kishte më vlerë.

Vllaznia kishte mundur pak ditë më parë ekipin estonez të Parnu, ndërkohë që u mund 5-0 nga skuadra e Sarajevos. Edhe pse me 6 pikë në total, shkodranet nuk arritën dot një biletë për në fazën tjetër, pasi në këtë kompeticion kualifikohen vetëm 10 vendet e para për çdo grup, dhe dy vendet e dyta më të mira, që marrin më shumë pikë me vendin e parë dhe të dytë.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura