“Fëmijët kanë një javë që thithin tymin”- Famulltari i Milotit “shpërthen” për situatën e zjarreve: Si ka mundësi që të lihet një vend i banuar të digjet

Aug 8, 2022 | 14:54
SHPËRNDAJE

Situata e zjarreve në zonën e Kurbinit vijon të jetë problematike prej disa ditësh. Flakët të favorizuara edhe nga era vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me vreshat dhe shkurre.

Edhe pse ditën e sotme nisi ndërhrja nga ajri me helikopterët e ushtrisë, vatrat vijojnë të jenë active. Tymi në zonë ka qenë shqetësim për banorët në zonë dhe veçanërisht për fëmijët.

Famullatari i Milotit, Giovani Nitti, deklaron se tashmë që është hapur kampi veror i fëmijëve, tymi prej një javë është kthyer në problem tepër shqetësues për ata.

Ai shton se shteti nuk ka marrë asnjë masë duke lënë një zonë të banuar të digjet për disa ditë rresht.

“Ne jemi duke bërë kampin verorë me fëmijët dhe gjatë kampit bëhen dhe aktivitete sportive dhe argëtuese, vrapojnë fëmijët dhe marrin tymë. Kemi tre ditë që punojmë me fëmijë që marrin frymë tymin. Është e pamundur, por si ka mundësi? Unë nuk e di cili është shkaku, më kanë dhënë disa arsye që mund të jenë dhe gënjeshtra. Por fakti është se duhet me ndërhy, se nuk mund të lihet një vend i banuar duke u djegur për një javë. Kjo është situata!”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura