Fatos Klosi e Sabit Brokaj, në listën e veteranëve të UÇK-së në Kosovë. Lista e plotë

Apr 22, 2015 | 8:27
SHPËRNDAJE

Ish –kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi dhe dhe ish ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj janë në lisën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  

Listen e ka publikuar Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së, me sqarimin se ajo eshte lista fillestare të Shtabit të Përgjithshëm, Komanda – Statusi i veteranit dhe invalidit.

Ndërkohë në listë bien në sy funksionarë të lartë në Kosovë, mes të cilëve zevendeskryeministri Hashim Thaci, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ish kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi jane pjesë e listës që përfitojnë pagesë si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fatos Klosi

 

 

Lista e publikuar

“Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së në pajtim me Ligjin nr. 04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-172, si dhe Ligjin Nr. 04/L -261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Publikon Listën Fillestare të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së”- thuhet ne publikimin bashkengjitur listes.

Sipas komisionit, brenda periudhës prej tridhjetë (30) ditesh,që nga shpallja publike e Listave fillestare të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, çdo aplikues, që ka prova të reja apo mendon se i është bërë e padrejtë, mund t’i drejtohet Komisionit për rishqyrtimin e kërkesës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura