Familja shqiptare dëbohet Gjermania, policia u shkoi natën në shtëpi dhe…

Dec 16, 2017 | 12:19
SHPËRNDAJE

Nuk i shpetoi dot debimit familja shqiptare ne Gjermani, edhe pas shume perpjekjeve, pas mbeshtetjes qe i dha pronari ku punonte, i cili e quajti kryefamiljarin si punetorin e tij me te mire.

Pas tre vjetësh, familja shqiptare Ajazaj, qe jetonte në Berlin, është dëbuar për në vendlindje, shkruan ‘Bild.de’.

Xhezo Ajazaj (31-vjeç), gruaja e tij Artjola (29) dhe vajzat e tyre Klara (8) dhe Lejman, si dhe Karolina (6 muajshe), e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

familja

Edhe pse familja ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit. Por, senatori i brendshëm ndoshta nuk donte të priste më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.

Në orën 3:00, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi duke i njoftuar se duhet te ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.

xhezo-472x396

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, pasi kishte bërë bujë edhe në mediat gjermane.

Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai kishte vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.

Edhe shefi i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar, duke theksuar se ‘punon sa tre vetë’. Xhezo shtronte pllaka banjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura