“Falje shqiptarëve për të gjitha padrejtësitë”- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut gati rezolutën

Dec 20, 2019 | 16:52
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Maqedonisë do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi.

Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë, si organ më i lartë përfaqësues shtetit ti Dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

kuvendi-696x329

Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit.Në mbështetje të Rezolutës dolën edhe partitë shqiptare.

Deputetja e BDI-së, Mirsada Emini Asani, tha se patjetër shteti të kërkojë falje ndaj bëmave kundër shqiptarëve. Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli, i përmendi se cilat në cilat raste shqiptarët janë më të dëmtuar dhe duhet tu kërkohet falje Kolektive.

Me shumicë votash, deputetët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e miratuan Propozim Rezolutën dhe e dërguan në procedurë të mëtejme parlamentare. Ndërsa u formua edhe komision i cili do të vëzhgojë implementimin e Rezolutës./ Alsat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura