Ezel kapet mat në jahtin e tij me një aktore seksi

Jun 29, 2013 | 15:21
SHPËRNDAJE

Një nga yjet e serialeve dhe telenovelave në Turqi, i njohur me rolin e Ezel edhe në Shqipëri e shumë vende të tjera, Kenan Imirzoglou, është në qendër të medias edhe kur është me pushime. Madje, atëherë më shumë se çdo moment tjetër. Tashmë, Kenan ka arritur gjithçka ka dashur në karrierën e tij. Një aktor shumë i suksesshëm, i kërkuar nga regjisorët më të mirë dhe super i paguar, është shumë i përfolur gjithashtu për jetën e tij private, madje edhe për preferencat e tij seksuale. Turqia, por edhe vendet ku ai njihet, u shokuan pak muaj më parë nga lajmi që Kenan, një mashkull që është idhulli i shumë fermrave, mund të jetë homoseksual. Tabloidet në Turqi flisnin për një marrëdhënie të tij intime me një regjisor shumë të njohur. Por e vërteta është se Kenan ka pasur shumë femra në jetën e tij, madje edhe lidhje të gjata. Por si të gjithë të famshmit e tjerë, jeta private nuk mund të përjetohet e qetë dhe pa trauma. Pak ditë më parë, Kenan është kapur me një aktore super seksi në jahtin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura