“Europa qëndron në skajin e një gremine”- Macron bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: NATO para vdekjes. Duhet ndryshim kursi

Nov 7, 2019 | 16:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndodhet para “vdekjes”.

Në një intervistë për “The Economist”, Macron ka paralajmëruar vendet europian se ata nuk do të mund të mbështeten më tek Amerika për të mbrojtur aleatët e NATO-s.

macron

Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s. Europa qëndron në skajin e një gremine dhe duhet të fillojë ta mendojë veten stratgjikisht si një fuqi gjeopolitike, përndryshe nuk do të jem më në kontroll të fatit tonë”, tha Macron.

Macron tha se deri më tani Amerika dhe Evropa kanë pasur interesa të përbashkëta dhe se ai ka punuar vazhdimisht për të mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin, Donald Trump, ndërsa bëri apel që Europa duhet  “të zgjohet dhe të marrë situatën në kontroll”.

economist

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura