Eurobondi 700 milionë euro dhe rritja e çmimeve/ Flet Guvernatori Sejko: Nuk e ndryshojmë politikën monetare, por nëse do të kemi një goditje të fortë…

Nov 5, 2021 | 10:41
SHPËRNDAJE

Guvernatori Gent Sejko foli mbi eurobondin 700 milionë euro të marrë nga qeveria, duke u shprehur se nëse do të ketë nevojë për borxh mund të ofrohet edhe nga tregjet e brendshme, por jo në këtë masë pasi do të krijonte disbalanca.

sej

Sa i takon rritjes së çmimeve guvernatori tha se nuk do të ndryshojë politika monetare e BSH-së, vetëm në rast se do të ketë një goditje të fortë sa i takon rritjes së inflacionit.

Praktikisht ju po diskutoni për të marrë një Eurobond 700 milionë euro. Ka një parashikim, mesa kemi parë nga ana e Ministrisë së Financave që mund të ketë edhe huamarrje në tregun e brendshëm. Pavarësisht nga shifra që fiksohet, Eurobondi mund të ketë një ofrim që mund të jetë mbi 700 milionë. Në këtë rast do shohim nëse do plotësohet nevoja me Eurobondin, nevoja për huamarrje në tregjet e brendshme nuk do të jetë imediate.  Nëse do ishte nevoja në tregun e brendshëm, sistemi bankar është i gatshëm të marrë pjesë, sepse ka likuiditet të tepërt. Raporti kredi/depozitë është 50 me 50 dhe bankat janë të gatshme. Nëse do të merrej në tregun e brendshëm do ishte një shumë e madhe, pavarësisht se likuiditetin e ka. Do krijonte disbalanca ekonomike. Një tërheqje nga 100-200 mln nuk di krijonte disbalanca. Në vlera më të mëdha nuk do ishim dakord. Lidhur me masat që nga marrë BSH në raport me rritjen e çmimeve. Fola mbi inflacionin. Kjo rritje vjen si pasojë e faktorëve të ofertës, është e importuar nga tregjet ndërkombëtare. Ritja e çmimeve të naftës, energjisë, transportit, transmetohet te produktet e tjera, qoftë ushqimore. BSH instrument bazë ka normën e interesit, zbatimi i politikës monetare. E theksova se nuk e shikojmë të nevojshme të ndryshojmë kahun e politikës monetare. Nëse do kishim një inflacion më të lartë, goditje më të fortë, do konsiderojmë kahun e politikës monetare”, tha Sejko.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura