“Është infektuar nga ‘virusi politik’”- Kina rrit tensionet: SHBA po detyron disa politikanë që…

May 24, 2020 | 19:48
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Kinës ka akuzuar SHBA për përhapjen e “gënjeshtrave” në lidhje me koronavirusin, duke rritur edhe më shumë tensioneve midis dy kombeve.

Wang Yi

“SHBA është infektuar nga një ‘virus politik’ që po detyron disa politikanë të sulmojnë vazhdimisht Kinën”, u tha gazetarëve të dielën, Wang Yi.

Ai u kërkoi SHBA-së të “ndalojnë humbjen e kohës dhe të ndalojnë humbjen e jetës së çmuar” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të Covid-19.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë përshkallëzuar pasi virusi COVID-19 shpërtheu.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përballet me zgjedhje këtë vit dhe është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë, ka fajësuar Kinën se po përpiqej të mbulonte shpërthimin.

Por të dielën, Wang përsëriti deklaratat e Kinës se ajo kishte vepruar me përgjegjësi për të mbrojtur shëndetin e publikut, që kur virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor./ BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura