Erion Braçe dhe Robert Aliaj marrin ftesë për opinionistë të “Big Brother VIP”, ndizet tifozëria se kush di ta bëjë më mirë

Sep 26, 2021 | 9:35
SHPËRNDAJE

Erion Braçe, politikanin e njohur të së majtës, e njohim nga daljet e tij publike në Kuvend, si edhe në televizione të ndryshme, por gjithmonë duke folur për politika qeverisëse, opozitare, qëndrime për sportin, kinemanë apo edhe për muzikën. 

erion brace robert aliaj

Si një ish-gazetar, natyrisht që bën dallimin me oratorinë e tij e mënyrën se si i sheh gjërat, por jua kishte marrë mendja ta shihnit në një realityshow?!

Erion Brace

Me sa duket, moderatores Arbana Osmani i ka shkuar mendja ta bëjë pjesë të “Big Brother VIP” por si opinionist, pasi i ftuar në “Top Albania Radio”, politikani Braçe tregoi se ka pasur një komunikim me moderatoren.

erion brace

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi. “Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam pasur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe.

erion-brace

 “Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi. Erioni, i cili sapo ka lënë postin e zv/kryeministrit, tha se e kishte refuzuar, madje i ishte dukur si një shaka e Arbanës, por komentuesit kanë filluar të mendojnë se ai me botëkuptimin që ka, mund të ofronte një show të vërtetë me komentet e tij për VIP-at dhe sjelljet e tyre.

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, duke folur gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ku eshte diskutuar ne parim projektbuxheti i vitit 2015./r/n/r/nLwmaker Erion Brace, speaking during a Parliamentary economy and finance committe.

Ndërkohë, një tjetër emër që mund të ketë marrë propozimin për opinionist të “BBVIP”, është artisti kontravers, Robert Aliaj.

robert aliaj

Edhe pse portalet shkruanin se ai do të jetë pjesëtar në lojë, të tjera burime thotë se atij i është ofruar kolltuku i opinionistit duke qenë se ka eksoperinca të shumta të mëparshme në panele opinionistësh, sidomos në programet e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

robert aliaj

Sezonin e kaluar, ai ishte opinionist i “Love Story”, ndërkohë flitet se ka marrë propozim për të dhënë mendimin e tij në “Big Brother Vip”, duke qenë se ua ka marrë dorën prej vitesh përplasjeve me ta.

robert aliaj

Komentues të shumtë kanë shprehur miratimin për Robertin, duke qenë të bindur se ai mund ta bëjë shumë mirë këtë punë, duke qenë se flet troç dhe s’ka komplekse.

robert aliaj

Sa u përket pjesëmarrësve, deri tani janë zbuluar disa prej emrave të njohur, si: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Albërije Hadërgjonaj, Andi Artani, Arjola Demiraj, Valer Kolnikaj dhe ka dyshime për Meridian Ramçaj.

big brother1

Jehona e “Big Brother VIP” vijon dhe ndonëse u tha se transmetimi do nisë më 1 tetor, duket se planet kanë ndryshuar pasi deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Arbana ka treguar se këtë vit do ketë dy net live në javë, që janë e marta dhe e premtja.

big brother1

Ndërkaq, ende nuk kanë zbuluar asnjë konkurrent në mënyrë zyrtare, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-show-t. Kujtojmë se shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.

big-brother-albania-7

Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në “Instagram” janë publikuar videot e disa prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti.

/Panoramaplus.al

auto_Arbana_osmani_big_brother1486827444

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura