Erdogan kërcënon BE-në: Liberalizim vizash, ose s’ka marrëveshje për emigrantët

May 24, 2016 | 23:03
SHPËRNDAJE

Nëse Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat Turqisë, Parlamenti vendas do të bllokojë marrëveshjen për emigrantët.

Kështu ka paralajmëruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton “Hyrriet”. Mediat thonë se Erdogan kërkon fondet që i janë premtuar Turqisë nga BE’ja por sipas tij nuk janë lëshuar ende.

BE-ja megjithatë mendon se Turqia duhet të plotësojë edhe disa kushte, përfshirë ndryshimin e ligjeve të saj kundër terrorizmit, diçka që Ankaraja ka refuzuar të bëjë.

erdogan

Ka zëra se objektivi për liberalizimin e vizave për shtetasit turq, deri në fund të këtij muaji nuk do të arrihet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është takuar me Erdoganin të hënën, ka thënë se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për arritjen e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura