Erdhi me avion nga Italia, 79-vjeçari i infektuar izolohet bashkë me familjen

Mar 12, 2020 | 11:03
SHPËRNDAJE

XHENTILA GJOSHI / Nje 79 vjecar nga Lushnja ka rezultuar pozitiv per koronavirusin. Sipas informacioneve të përcjella nga Spitali i Lushnjës, i moshuari është paraqitur pas disa simptomave që ditët e fundit sa po vinin dhe i shtoheshin.lushnje

Sapo ka vënë re këto simptoma, që si kishte hasur më herët, 79- vjeçari i është drejtuar spitalit. Menjëherë, stafi mjekësor sapo është vënë në dijeni, ka marrë mostrën e të moshuarit dhe e ka çuar për ekzaminim në Tiranë. Pas disa orës, përgjigjja e analizave të tij ka rezultuar pozitive.

GJENDJA

Sipas informacioneve, gjendja e të moshuarit nuk është paraqitur e rënduar. Ai ka shfaqur probleme të rënda me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë një ditë më parë dhe vetëm dje analizat treguan se ishte pozitiv. Gjithashtu, pas konfirmimit të këtij rasti, i janë marrë kampione gjaku edhe familjarëve të të moshuarit, si dhe personave të ngushtë me të cilët ai dyshohet se ka pasur kontakte. Numri i këtyre shtetasve, dyshohet të jetë i lartë në numër, pasi pas kthimit nga Italia, 79-vjeçari është shoqëruar me shumë persona.

NË KARANTINË

I moshuari është mbajtur për disa orë nën kujdesin e stafit mjekësor në Spitalin e Lushnjës dhe më pas është dërguar në banesën e tij. Ai është këshilluar nga mjekët që të qëndrojë i izoluar dhe të shmangë lëvizjet e tij në qytet. Gjithashtu, të njëjtat këshilla u janë dhënë edhe familjarëve të tij, të cilët nuk duhet të dalin jashtë ambienteve të shtëpisë. Familja e 79-vjeçarit mësohet se jeton në qytetin e Lushnjës. E gjithë familja po mbahet nën monitorimin e një stafi mjekësor, në mënyrë që të kenë mundësi trajtimi. I moshuari që ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, mësohet se vuan edhe nga disa sëmundje të tjera. Për këtë, burimet thanë që shpresojnë që gjendja e tij të mos përkeqësohet në ditët në vijim, në të kundërt do të duhet mbajtja e tij nën mbikëqyrje intensive në spital. Ndërsa familjarë të tij, mësohet se nuk kanë paraqitur shenja të COVID-19, ndërsa pritet rezultati i analizave për të provuar çdo dyshim.

MASAT

Ndërkohë, edhe në qytetin e Lushnjës janë marrë masa për të bërë të mundur mospërhapjen e koronavirusit, që tashmë po merr shtrirje të gjerë në vend. Sipas informacioneve, në Spitalin e Lushnjës janë përgatitur dy dhoma karantinë, të cilët do të shërbejnë për çdo rast që mund të paraqitet ditët në vijim. Po ashtu, është bërë i mundur edhe dezinfektimi i çdo ambienti në këtë qytet. Më tej, theksojmë që ka pasur një numër të lartë qytetarësh që i janë drejtuar Spitalit të Lushnjës për t’u konsultuar nëse janë të infektuar apo jo. Kjo për shkak se shumica e tyre janë kthyer nga Italia kohët e fundit dhe se disa janë takuar me persona që janë kthyer së fundmi nga ky shtet.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura