Endrit Mërtiri e Aurela Hoxha Nga vetëreklamimet për “D&G”, përfundojnë në biznese dasmash

Feb 9, 2016 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kanë qenë të shpeshta postimet e Endrit Mërtirit ku ka reklamuar veten si fotograf i “D&G”, apo edhe duke aluduar si imazh i tyre.

Si “provë” ka postuar fotografi në rrjetet sociale me dizajnerët e famshëm të kësaj firme Stefano Gabanna dhe Domenico Dolce, ndërsa ka marrë pjesë në eventet e modës në Itali.

dshfghjbf dg

E ndërsa është nisur në udhëtimin e radhës për të ndjekur një sfilatë “D&G”, nga ana tjetër Endrit Mërtiri ka filluar një fushatë publicitare online si fotograf dasmash. Ai ofron edhe shërbime të tjera për çiftet që lidhin kurorë, duke themeluar kështu një agjenci eventesh, të dedikuar për dasmat.

dsfgdgresdg

Çudi se si do ta “braktisë” Endrit Mërtiri firmën “D&G” për t’u bërë fotograf dasmash në Tiranë… Ndërkaq, duket se Endriti nuk është i vetmi që hap fjalën se po bashkëpunon me “D&G”, në një hap me të është edhe modelja Aurela Hoxha.

4154

Ajo përhapi fjalën se është bërë imazh i kozmetikës “D&G”, por ndërkaq ajo ka hapur një dyqan me veshje nusesh. Duket se bizneset e dasmave janë e ardhmja e dy miqve të vjetër, Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha.

147254

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura