EMRI+FOTO/ Qëlloi pas sherrit në familje, ja kush është autori i të shtënave me armë zjarri në Elbasan

Jan 5, 2021 | 14:46
SHPËRNDAJE

Arjan Minella Ruvina është autori i të shtënave me armë zjarri që u raportuan mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit.

Gazetari i Panorama.al bën me dije se autori ka qëlluar në ajër me kallash pas një debati me familjarët e tij.

Reagimi i policisë, që ka arrestuar në kohë autorin, ka shmangur një tragjedi të mundshme, pasi autori mund të shkaktonte ndonjë viktimë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura