EMRI/ Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua nga vendngjarja, vihet në pranga italiani

Mar 28, 2024 | 17:07
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta dhe u largua nga vendngjarja.

POLICIA

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta, me një automjet tjetër, dhe u largua nga vendngjarja, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari (shtetas italian).

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, goditën një tjetër rast. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi italian:

-M. C., 58 vjeç, banues në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ato të Sektorit të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Gurorja”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, konstatuan automjetin tip “Volvo” që ishte përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit tip “Volvo”, për të shmangur përgjegjësinë, ishte larguar nga vendi i aksidentit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 13 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C. iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura