EMRI/ I akuzuar për organizatë kriminale dhe trafik droge, kush është shqiptari i arrestuar. Autoritetet italiane e kanë dënuar me 24 vite burg

Jan 28, 2022 | 13:44
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia e Durrësit. Mësohet se në pranga ka rënë Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, i cili akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

arrestim

Policia thotë se Gjepali pas procedurave do të ekstradohet në shtetin e Italisë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet ne njoftimin e policise.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura