Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë, modelja sjell në jetë djalin! Ja emri dhe fotoja e parë e vogëlushit

Sep 15, 2021 | 18:48
SHPËRNDAJE

Emina Çunmulaj është bërë nënë për herë të tretë! Lajmin e ndau dje me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale vetë modelja.

emina cunmulaj (3)

Çunmulaj publikoi një foto në të cilën shfaqej në krevat me të birin që po ushqehej me qumësht gjiri. Modelja i kishte flokët e lëshuara dhe ishte ujë e sapun në fytyrë.

Djali im është këtu! Shá Yosef Nazarian. Zemra ime është e mbushur! Njeriu im i vogël, ti tashmë më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe ishe pacienti numër një.

Më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur e dëshiron, por më shumë kur është e destinuar të vijë në rrugën tuaj.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, shkroi Emina krahas fotos.

emina cunmulaj (7)

Emina zbuloi se është shtatzënë për herë të tretë në muajin prill të këtij viti. Ajo është edhe nënë e dy vajzave, që po ashtu kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me miliarderin Sam Nazarian. Emina dhe Nazarian kanë plot gjashtë vite të martuar.

emina cunmulaj (6) emina cunmulaj (1) emina cunmulaj (14) emina cunmulaj (18) emina cunmulaj (11) emina cunmulaj (12) emina cunmulaj (10) emina cunmulaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura