Emanuela Rusta në arenën Europiane, ja cilën ndeshje i beson UEFA arbitres shqiptare

Oct 26, 2019 | 18:16
SHPËRNDAJE

Përveç Enea Jorgjit që vazhdon të fitojë besimin e UEFA-s duke i besuar ndeshje në arenën ndërkombëtare, edhe arbitrja femër, Emanuela Rusta, po shpërblehet nga UEFA.

emanuela rusta3

Ditën e sotme, Rusta arbitroi takimin kualifikues për Europianin e 2020-ës, për ekipet e femrave U-17. Ajo ishte arbitre kryesore në takimin mes Estonisë U-17 femra, dhe Sllovakisë U-17 femra, që u mbyll me fitoren e sllovakeve në shifrat 2-9. emanuela rusta

Teksa Emanuela Rusta ishte arbitre kryesore, një nga ndihmëset e saj ishte po një shqiptare, Erinda Kume. Ndërkohë, asistentja tjetër dhe arbitrja e katërt ishin nga Rusia.

tt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura