Ema Andrea afron më pranë vetes të dashurin, tani kolegë në teatër

Mar 1, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Në foto: Ema Andrea dhe i dashuri Klodi Dedja
Nuk e kanë fshehur që janë në një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, edhe pse kanë diferencë moshe, në favor të Ema Andreas, e cila është pesë vite më e madhe se i dashuri i saj, Klod Dedja. Tashmë ata nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri, duke shtrirë bashkëpunimin edhe në teatër. Ema Andrea vjen si regjisore në shfaqjen më të re në Teatrin Kombëtar. Projekti titullohet “Me syrin e një klouni” dhe skenografinë e saj ia ka besuar të dashurit kurator, Dedja. Monodrama që luhet nga aktori Neritan Liçaj, do të shfaqet për publikun në datat 28 shkurt dhe 1 mars. Çifti i artistëve kanë zgjedhur një pjesë për komunitetin e tyre për ta vënë në skenë. Monodrama “Me syrin e një klouni” nga nobelisti Heinrich Böll është drama e artistit të përjashtuar nga shoqëria, familja, e dashura dhe qarqet kishtare për arsye të antikonformizmit dhe rebelimit ndaj normave sunduese në shoqërinë e mirëqenies ekonomike dhe botës së show-biznesit. Ema dhe Klodi e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar në programin “Kontrata”, në “Agon Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura