LISTA/ Mashtrimi i Elvis Roshit me identitetin, ja 5 emrat që ka përdorur

Jun 14, 2016 | 8:36
SHPËRNDAJE

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.

elvis roshi

Nga hetimet e deritanishme, ndër të tjera, janë siguruar informacione se shtetasi Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Por ai nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të dekriminalizimit.

Panorama.al ka mësuar edhe 5 emrat e ndryshëm që Rroshi ka përdorur nëpër Evropë.

EMRAT E NDRYSHËM TË RROSHIT:

• RROSHI  Ervin,
• RROSHI Elvis
• HALLULLI Baskim.
• RROSHI Enver
• PROSHI Enver

Artur Bardhi – Bashkia e Kurbinit

Kryebashkiaku i Kurbinit Artur Bardhi, ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit se më parë ka përdorur gjeneralitete të ndryshme nga ai që ka tani.

artur-bardhi-gjeneralitete

REAGIMI I RROSHIT PAS ARRESTIMIT

Nuk kishte kaluar gjysmë orë nga njoftimi që bëri Prokuroria e Tiranës për arrestimin e Elvis Rroshit, kur ky i fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook reagoi duke theksuar se Prokuroria sipas tij “nuk ka provuar asgje pervec atyre qe kam deklaruar vete”.

STATUSI I ELVIS RROSHIT

E mirepres ballafaqimin me drejtesine e Sali Berishes dhe do te provoj gjithe pafajesine time per kete poshtersi. Kam angazhuar avokate te njohur italiane qe jane skandalizuar me gjithe kete sulm ordineresh ndaj meje. Ata me kane siguruar se kjo eshte dicka e pabesueshme dhe betejen sado e gjate te jete do ta fitojme.

Prokuroria nuk ka provuar asgje pervec atyre qe kam deklaruar vete. Me akuzojne per nje fakt qe e kam ekspozuar vete publikisht dhe qe per drejtesine italiane eshte nul.

Me akuzojne per debime ku jam debuar si mijera emigrante te tjere ne tufe po ku nuk kam bere asnje gjyq dhe s’kam marre asnje denim.

Le te me akuzojne per cfare te duan tjeter. Ky arrestim eshte kriminal sepse nuk mund te arrestosh njeriun per deklarim te rreme pa e provuar qe ka qene i tille. S’ka problem une jam mesuar me padrejtesira dhe kam lindur per t’i mbijetuar cdo padrejtesie.

E sigurte eshte qe Kavajen Sali Berisha nuk ka per ta marre me edhe sikur shtate pashe nen dhe te me fusin mashat e tij.

Ketu do jemi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura